Lidhje

Vazhdon kriza politike në Ukrainë - 2004-11-26


Presidenti i Ukrainës Leonid Kuçma që po largohet nga detyra, dhe dy kandidatët nga zgjedhjet e debatueshme po takohen me të dërguarit evropianë dhe rusë për të diskutuar rreth krizës politike në vend.

Në bisedimet që po zhvillohen në Kiev marrin pjesë zoti Kuchma, kandidati i opozitpës Viktor Jushçenko, dhe kryeminsitri Viktor Janukoviç. Ndërmjetësit në bisedime janë presidenti polak Aleksander Kwasniewsi, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana dhe kryetari i parlamentit të Rusisë Boris Gryzlov.

Dhjetra mijëra ukrainas vazhdojne të protestojnë duke bllokuar ndërtesat qeveritare në qytet. Në Kiev po mbërrijnë mijëra minatorë që mbështesin zotin Janukoviç.

Po sot kryeminsitri u tha përkrahësve të tij se nuk do të lejojë opoziotën të shkjatërrojë kushtetutën e vendit, por shtpoi se ai nuk do gjakderdhje.

Parlamenti i Ukrainës ka në plan të zhvillojë nesër një sesion të posaçëm për krizën. Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se gjatë zgjedhjeve pati manipulime në masë.

XS
SM
MD
LG