Lidhje

Irak:  qeveria e vendosur t’i mbajë zgjedhjet më 30 janar - 2004-11-27


Një zëdhënës irakian tha se qeveria është e vendosur t’i mbajë zgjedhjet më 30 janar sipas planit, megjitë kërkesat e partive politike për ti shtyrë ato të paktën gjashtë muaj për shkak të dhunës që ka përfshirë vendin.

Zëdhënësi Taer al Nakib u tha gazetarëve sot se kryeministri Iyad Allawi nuk është i bindur se shtyrja e zgjedhjeve do të rrisë pjesëmarrjen në votime. Ka patur shqetësime se frika e sigurisë do ti mbajë irakianët larg qendrave të votimit.

Thirrja për shtyrjen e zgjedhjeve është hedhur poshtë edhe nga pjestarët e komunitetit shiit të Irakut, që janë sekti kryesor i vendit.

Të paktën 15 grupe politike, shumica e të cilave përfaqësojnë pakicat suni dhe kurde, i kërkuan komisionit zgjedhor dje të shtyjë zgjedhjet e janarit. Por sot, kryetari i këtij komisioni Abdel Husein al Hindawi tha se ky institucion nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet.

Ai tha se çdo shtyrje e mundshme duhet të diskutohet midis grupeve të ndryshme përfshi qeverinë e përkohshme irakiane, parlamentin dhe Kombet e Bashkuara.//ii

XS
SM
MD
LG