Lidhje

Rumani: zgjedhje presidenciale dhe parlamentare - 2004-11-27


Rumunët votojnë të dielën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Anketat tregojnë se kryeministri social-demokrat Adrian Nastase dhe kryebashkiaku i Bukureshtit Traian Basescu - kandidat i Aleancës për Drejtësinë dhe të Vërtetën - kryesojnë listën e 12 kandidatëve për president. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr shumicën, më 12 dhjetor do të zhvillohet një balotazh.

Kandidatët e socialdemokratëve dhe të koalicionit Drejtësinë dhe të Vërtetën janë gjithashtu në garë të fortë për parlamentin.

Zgjedhjet zhvillohen ndërkohë që socialdemokratët po përballen me akuza të reja për korrupsion kundër partisë në fuqi. Disa dokumente që thuhet se janë transkriptime mbledhjesh të nivelit të lartë flasin për zbuzime të rënda të pushtetarëve. Kryeministri Nastase i ka quajtur dokumentet të sajuara.

Korrupsioni është një problem i rëndë në Rumani. Qeveria është përpjekur të zbatojë reforma me shpresën që vendi të pranohet në Bashkimin Evropian në vitin 2007.//ii

XS
SM
MD
LG