Lidhje

SHBA: Mjedisi dhe energjitika, sfida për administratën në mandatin e dytë - 2004-11-28


Çështjet e mjedisit dhe të energjisë thuajse nuk u përmenden fare në fushatën presidenciale të vitit 2004 edhe pse anketat e opinionit tregojnë se amerikanët janë të shqetësuar rreth cilësisë së ujit dhe ajrit, varësisë energjetike, ndryshimeve klimatike, dhe shfrytëzimit të tokave dhe pyjeve. Tani, disa analistë dhe akademikë të njohur flasin në një libër të ri rreth këtyre çështjeve urgjente të mjedisit dhe energjisë me të cilat përballet administrata e presidentit Bush dhe Kongresi. Korrespondentja jonë Rosane Skirble na sjell hollësi të tjera.

Grupi Burimet për të Ardhmen është grupi që ka shkruar librin “Qëndrime të reja ndaj Energjisë dhe Mjedisit: Këshilla për politikat e Presidentit”. Çdonjë nga 25 esetë në këtë libër është shkrua para zgjedhjeve të vitit 2004. Bashkredaktori i këtij libri Paul Portney thotë se qëllimi ishte që të jipeshin opsione pa baza ideologjike.

“Libri fillon nga A-ja dhe përfundon tek Z-ja, ku me A i referehoemi qendresës ndaj antibiotikëve dhe ndotjes së ajrit. Pra është një listë rekomandimësh nga një sërë çëshjesh të ndryshme.”

Ndër çështje të tjera të diskutuara në libër janë edhe roli i lëndëve të ripërpunuara të energjisë, vënia e një takse karboni për të ulur defiçitin buxhetor dhe një lloj sigurimi që do të nxiste uljen e përdorimit të makinave. Shumë nga esetë flasin për ngrohjen globale dhe varësinë e Amerikës nga nafta e importuar.

Greg Easterbrook i institutit Brookings në Uashington thotë se Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë do të pranonin më lehtë një program mbi çlirimin e karbonit nëse do të ishte i ngjashëm me programe të tilla të sukseshkme siç është ai që tani ndihmon për të kontrolluar shiun acid në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara.

“Mund të imagjinoj miratimin e ndonjë programi të tillë mbi çlirimin e karbonit edhe gjatë administratës së presidentit Bush, ndoshta si një program program fillestar. Kjo mund të ndodhë nëse është një program gradual, fillimisht modest që është i hartuar të ketë kufizime.”

Demokrati Jim Cooper ka shërbyer në bordin drejtues të grupit Burimet për të Ardhmen. Tani ai është anëtar i kongresit nga shteti Tenesidhe thotë se libri propozon ide të shëndosha që ka të ngjarë të bëhen ligje.

“Unë mendoj se po shohim një komunitet progresiv biznesi në një numër të madh çëshjtesh të tilla dhe mendoj se kjo do të ndihmojë në përpjekjet për të binbdur grupe të mëdha si Dhoma e Tregtisë, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve dhe të tjerë që të mos ngujohen në pozitat e tyre tradicionale. Tani kemi edhe një president i cili nuk ka synim të rizgjidhet përsëri nuk ka nevojë të kënaqë bazën e tij të përkrahjes politike prandaj edhe mundet të propozojë projektligje me të cilat do të mburreshin bijtë dhe nipat e tij”.

Iain Murray është analist i politikave ndërkombëtare në Institutin Competitive Enterprise. Ai pret që kongresi, i cili tani ka një shumicë më të madhe republikane, të shkojë edhe më tej nga e djathta.

“Mendoj se ekzistojnë mundësitë që me në fund Kongresi të miratojë një legjislacion të gjithanshëm mbi energjinë. Në të njëjtën kohë, kjo do të thotë se mundësitë për miratimin e propozimeve të tilla si projektligji i paraqitur nga senatorët McCain dhe Lieberman për rritjen e taksave si mjet për të luftuar ngrohjen globale janë shumë më të pakta.”

Çështjet e energjisë dhe të mjedisit nuk luajtën ndonjë rol të rëndësishëm në zgjedhjet e vitit 2004. Por, siç thuhet në esetë e përfshira në këtë libër, këto çështje do të kenë një ndikim të madh në cilësinë e jetës në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG