Lidhje

Procesi i pranimit të Turqisë në BE, pa afat - 2004-11-29


Në një raport të përgatitur për t’iu paraqitur udhëheqësve të Bashkimit Evropian në takimin e nivelit të lartë nga mesi i këtij muaji për shqyrtimin e kërkesës së Turqisë për t’u anëtarësuar në BE, thuhet se procesi i pranimit duhet të jetë pa afat të caktuar.

Raporti që iu paraqit sot presidencës së Bashkimit vlerëson Turqinë për programin e saj drejt reformave demokratike, por gjithashtu paralajmëron se bisedmet për anëtarësimin mund të pezullohen në qoftë se reformat nuk ecin përpara. Raporti parashikon që Komisioni Evropian të pezullojë bisedimet me nismën e tij, ose me një të tretën e votave të 25 anëtarëve të BE-së.

Agjencia e lajmeve Reuters bën të ditur se pranimi do të kushtëzohej me njohjen nga Turqia të qeverisë së Qipros dhe parandalimin e valës së emigrimit në Evropë.

Turqia është i vetmi vend në botë që njeh qeverinë e qipriotëve turq në ishullin e ndarë të Qipros, dhe jo qeverinë e qipriotëve grekë.

XS
SM
MD
LG