Lidhje

SHBA: Bota të tregohet vigjilente ndaj ambicjeve bërthamore të Iranit - 2004-11-30


Shtetet e Bashkuara thonë se bota duhet të vazhdojë të tregohet vigjilente ndaj ambicjeve bërthamore të Iranit tani që Republika Islamike ka rënë dakord të pezullojë të gjitha aktivitetet për pasurimin e uraniumit në bazë të një rezolute të re të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Washingtoni shpreson tani se kjo agjenci e OKB-së do të vazhdojë të hetojë programin bërthamor të Iranit për të verifikuar nëse Teherani po u përmbahet premtimeve të tij. Ai tha se nëse Irani nuk u përmbahet kushteve të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin evropian, agjencia e OKB-së duhet që menjëherë t’ja referojë Teheranin Këshillit të Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara thanë gjithashtu se nuk përjashtojnë mundësinë që ta paraqesin vetë çështjen e Iranit në Këshillin e Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara thonë se Teherani po përpiqet fshehurazi të prodhojë armë bërthamore. Irani i ka mohuar akuzat. //az//

XS
SM
MD
LG