Lidhje

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge njoftoi dorëheqjen - 2004-11-30


Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge njoftoi sot dorëheqjen.

Analistët politikë thonë se kjo nuk ishte e papritur, pasi zoti Ridge kishte lënë të kuptohet se nuk kishte në plan të qëndronte në postin e tij gjatë mandatit të dytë të presidentit Bush.

Presidenti Bush e emëroi zotin Ridge si Këshilltar i parë për Sigurinë e Vendit, më pak se një muaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Ai u zgjodh në postin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare kur Kongresi e krijoi atë si agjenci më vete, që mbikqyr Rojen Kufitare, Patrullën Kufitare, Imigracionin dhe agjenci të tjera.

Nuk dihet ende se cilin do të emërojë presidenti Bush për të zëvendësuar zotin Ridge.

//ze//

XS
SM
MD
LG