Lidhje

Ushtria amerikane do të rrisë trupat në Irak për të forcuar sigurinë në prag të zgjedhjeve  - 2004-12-02


Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Iyad Allawi, u takua dje në Jordani me krerë fisnorë dhe laikë irakianë në mërgim, në përpjekje për të fituar mbështetje të gjerë për zgjedhjet e janarit.

Qeveria e përkohshme irakiane po hedh poshtë thirrjet nga disa parti sunite për t’i shtyrë zgjedhjet për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë. Ndërkaq, ushtria amerikane po planifikon të rritë përkohësisht nivelin e trupave në Irak në kuadër të përpjekjeve për të forcuar sigurinë në në prag të zgjedhjeve të janarit.

Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld miratoi kërkesën nga kryekomandanti amerikan në Irak për të shtyrë zëvendësimin e më se 10 mijë trupave dhe për të dislokuar rreth 15 mijë ushtarë të tjerë të rregullt. Me dislokimin e këtyre forcave, numri i ushtarëve amerikanë në Irak do të arrijë në rreth 150 mijë, numri më i madh që nga ndërhyrja ushtarake në atë vend në mars të vitit të kaluar. Mes forcave që po shkojnë në Irak janë dy batalione të Divisionit 82 ajror me bazë në Fort Bragg të Karolinës së Veriut.

Vendimi për rritjen e nivelit të trupave pasqyron shqetësimet rreth sigurisë në prag të zgjedhjeve të 30 janarit dhe nëse pjesë të vendit të përfshira nga kryengritja do të jenë aq të sigurta sa për të zhvilluar votimin. Sekretari i Mbrojtjes Ramsfeld ka shfaqur shqetësimin se disa zona të Irakut mund të mos jenë mjaft të sigurta. Por, janë shprehur edhe shqetësime se në qoftë se pakica sunite nuk merrë pjesë në votim ose i shikon zgjedhjet si të paligjshme, kryengritja mund të intensifikohet. //bsa//

XS
SM
MD
LG