Lidhje

Izraeli dhe Autoriteti Palestinez po përballen me pasiguri politike - 2004-12-02


Izraeli dhe Autoriteti Palestinez po përballen me pasiguri politike. Parlamenti izraelit hodhi dje poshtë buxhetin shtetëror për vitin 2005 pasi partia laike Shinui votoi kundër tij për shkak të opozitës së saj ndaj financimit të partive fetare. Më pas, Kryeministri Sharon shkarkoi ministrat nga Partia Shunui, duke e lënë kolicionin Likud vetëm me 40 vota në parlamentin prej 120 vendesh.

Votimi nxiti një krizë politike që mund të çojë në bllokimin apo dështimin e planeve të zotit Sharon për tërheqjen nga Rripi i Gazës.

Ndërkohë, ekstremisti palestinez, Maruan Barguti, i cili po vuan burgimin e përjestshëm në Izrael për planifikimin e sulmeve vetëvrasëse, vuri kandidaturën për president të Autoritetit Palestinez. Analistët thonë se zoti Barguti mund të minojë kandidaturën e udhëheqësit të përkohshëm, Mahmud Abas, dhe të vërë në rrezikk të ardhmen e bisedimeve të paqes midis palestinezëve dhe Izraelit nëse fiton. //bsa//

XS
SM
MD
LG