Lidhje

Presidenti Bush hedh poshtë thirrjet për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 janarit në Irak - 2004-12-03


Presidenti Bush hodhi poshtë thirrjet nga disa irakianë për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 janarit. Presidenti u tha dje gazetarëve në Uashington se ka ardhur koha që qytetarët irakianë të shkojnë në qendrat e votimit. Ai tha gjithashtu se personalisht kishte miratuar kërkesat e komadantëve ushtarakë amerikanë për të rritur nivelin e forcave amerikane në Irak nga 138 mijë në 150 mijë në përpjekje për të forcuar sigurinë në prag të zgjedhjeve të janarit.

Politikanë të njohur irakianë sunit kanë bërë përsëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve ndërkohë që dhuna vazhdon në shumë pjesë të vendit.

Ndërkaq, të paktën një irakian u vra dhe disa të tjerë u plagosën dje në një valë sulmesh me mortaja në Bagdad dhe ushtria amerikane thotë se një ushtar amerikan u vra ndërsa po patrullonte në Mosul. //bsa//

XS
SM
MD
LG