Lidhje

Bien çmimet e naftës  - 2004-12-03


Çmimet e naftës vazhduan sot të binin në tregjet botërore. Për një moment ato ranë nën 43 dollarë për fuçi. Kjo është një rënie e ndjehsme nga rekordi prej 55 dollarësh e 67 centësh për fuçi që u shënua në tetor.

Analistët thonë se rënia e çmimeve ka të bëjë me shtimin e rezervave të karburantit që përdoret për ngrohje dhe me parashikimin e motit që për këtë dimër mendohet të jetë më i ngrohtë se zakonisht në Amerikë.

Prodhimi i naftës dhe çmimi i saj pritet të diskutohet më hollësisht në takimin e vendeve të OPEK-ut më 10 dhjetor në Kajro.

XS
SM
MD
LG