Lidhje

Në Irak nga shpërthimi i një bombe vriten 25 njerëz - 2004-12-04


Shpërthimi vetëvrasës i një makine bombë kundër një xhamie shiite në Bagdad dhe një sulm i ekstremistëve kundër një stacioni policie të qytetit lanë të vdekur të paktën 25 veta.

Zyrtarët irakianë thanë se shpërthimi kundër xhamisë shkaktoi dje vdekjen e 14 besimtarëve dhe sulmi kundër stacionit të policisë në pjesën perëndimore të kryeqytetit la të vrarë të paktën 11 policë.

Ndërkohë, dëshmitarët thonë se një makinë bombë u përdor për të sulmuar forcat amerikane në pjesën perëndimore të Irakut, pranë kufirit me Jordaninë. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se ka pasur humbje në radhët e forcave amerikane, por ende nuk janë dhënë hollësi specifike.

Po dje, forcat amerikane që veprojnë në qytetin verior të Mosulit vranë mbi dhjetë kryengritës dhe ushtria amerikane njoftoi se po i jepte fund operacionit kundër kryengritësve në jug të Bagdadit që çoi në kapjen e mbi 200 personave të dyshuar si terroristë.

XS
SM
MD
LG