Lidhje

UNMIK nuk pranon kërkesën e Serbisë për të anuluar emrimin e Ramush Haradinajt kryeministër i Kosovës - 2004-12-06


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk pranoi kërkesën e Serbisë për të anuluar emrimin e Ramush Haradinajt, ish-komandant i UÇK-së, në postin e kryeministrit të Kosovës.

Zyrtarë të OKB-së thanë të djelën se prapësimi e emrimit, i miratuar nga parlamenti i Kosovës, do të ishte veprim jodemokratik.

Zyrtarë të qeverisë serbe akuzojnë se kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, mban përgjegjësinë për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.

Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, tha se emrimi i zotit Haradinaj në postin e kryeministrit do t’i vështirësonte bisedimet mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

Ish-ministri serb i drejtësisë, Vlladan Batiç, tha të djelën se zoti Haradinaj ka vrarë personalisht 67 persona dhe ka urdhëruar vrasjen apo rrëmbimin e më shumë se 600 të tjerëve. //az//

Kryeministri Haradinaj ende nuk i është përgjigjur akuzës së zotit Batiç. //az//

XS
SM
MD
LG