Lidhje

Takimi mbi Irakun në Sharm el-Sheikh - 2004-12-07


Një konferencë ndërkombëtare e mbajtur në Sharm el-Sheikh, në Egjipt, lëshoi deklarata në mbështetje të zgjedhjeve që do të zhvillohen në Irak në muajin janar. Mes pjesëmarrësve kishte përfaqësues nga fqinjët e Irakut si Irani, Jordania, Kuvaiti, Arabia Saudite dhe Turqia.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Grupi i Tetë vendeve më të industrializuara, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Lidhja Arabe, Organizata e Konferencës Islamike dhe Kina.

Hoshyar Zebari, ministër i jashtëm i Irakut tha se konferenca doli me sukses:

“Konferenca tregoi një vullnet të përbashkët për të mbështetur tranzicionin politik drejt ndërtimit të një Iraku të drejtë, demokratik dhe të qëndrueshëm.”

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se ata që morën pjesë në konferencë “premtuan të mbështesnin pajtimin kombëtar nëpërmjet dialogut dhe pjesëmarrjes demokratike.” Zoti Powell tha, “ne duhet të mbështesim procesin politik si e vetmja rrugë drejt ripajtimit”:

“Asnjë nga delegacionet më të cilët fola nuk sugjeroi shtyrje. Në fakt, ekziston një konsensus i qartë që ne të ecim përpara dhe t’i zhvillojmë këto zgjedhje.”

Pjesëmarrësit në konferencë u zotuan të parandalojnë lëvizjen e terroristëve dhe qarkullimin e armëve dhe parave, që përdoren për financimin e sulmeve përgjatë kufirit irakian. Sekretari i shtetit Powell tha se, “Duke punuar së bashku ne mund t’i përmbushim detyrimet tona për të ndihmuar popullin irakian t’i përballojë sfidat me vendosmëri, gjatë përpjekjeve për paqe dhe demokraci në vendin e tyre dhe për rindërtimin e qyeteve dhe institucioneve.”//ii

XS
SM
MD
LG