Lidhje

Presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi kërcënohet me vdekje - 2004-12-07


Ndihmës të presidentit të Serbisë dhe Malit të Zi thanë se ai ka marrë kërcënime me vdekje pasi ka bërë thirrje për bashkëpunimin e plotë të vendit të tij me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në Hagë.

Shefi i personelit të presidentit Svetozar Marovic tha sot se kërcënimet i kanë ardhur udhëheqësit të Serbisë dhe Malit të Zi nëpërmjet një letre. Ai nuk dha hollësi mbi përmbajtjen, por tha se zoti Marovic ka marrë letra të ngjashme edhe në të kaluarën. Zoti Marovic ka thënë se bashkëpunimi i plotë me gjykatën për krime lufte është një nga prioritetet e vendit të tij.

Presidenti i Serbisë Boris Tadic i ka bërë thirrje të dyshuarve për krime lufte t’i dorëzohen gjykatës së OKB-së. Por kryeprokuroja e Kombeve të Bashkuara për krime lufte Carla del Ponte i ka akuzuar vazhdimisht autoritetet serbe për mosbashkëpunim me gjykatën.

XS
SM
MD
LG