Lidhje

SHBA: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, duhet të qendrojë në detyrë - 2004-12-10


Shumë udhëheqës botërorë janë vënë në mbrotje të zotit Anan pas thirrjeve për dorëheqjen e tij, që sipas disa dipomatëve kanë të bëjnë më shumë me qendrimin e zotit Anan kundër luftës në Irak, sesa me administrimin nga OKB-ja të programit naftë për ushqim.

Ambasadori Danforth tha se dëshira e Shteteve të Bashkuara për një proces të hollësishëm dhe objektiv hetimor lidhur me skandalin është keqkuptuar si përpjekje për të minuar zotin Anan dhe për ta detyruar atë të japë dorëheqjen: “Ne kemi punuar me të shumë mirë në të kaluarën. Ne presim që të punojmë shumë mirë me të edhe në të ardhmen. Janë disa çështje shumë të rëndësishme në të cilat ai është angazhuar, si, për shembull, zgjedhjet irakiane dhe ato palestineze. Ai është angazhuar në përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Sudan. Ne presim me padurim të punojmë me Sekretarin e Përgjithshëm. Me sa di unë, askush nuk ka vënë në pikëpyetje integritetin e zotit Anan. Askush, as nga ana e jonë”.

Zoti Danforth tha se komentet e tij pasqyrojnë koncensusin e administratës së Presidentit Bush.

XS
SM
MD
LG