Lidhje

Udhëheqësit e Ballkanit angazhohen për paqe dhe dialog - 2004-12-10


Udhëheqësit e 6 vendeve të Europës juglindore u angazhuan sot në përfundim të takimit të nivelit të lartë të Tiranës, për të nxitur dialogun dhe paqen në rajon, respektimin e lirisë së besimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Kryetarët e shteteve të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Unionit Serbi Mali i zi aprovuan dhe një deklaratë të përbëshkët. Në tekstin e saj nuk u përfshinë zhvillimet në Kosovë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi formulimin e së ardhmes së saj.

Takimi i nivelit të lartë të Tiranës mbi Harmoninë nderfetare dhe ndëretnike u mbyll sot pas dy ditë diskutimesh në të cilat u angazhuan kryetarët e shteteve të 6 vendeve të rajonit dhe afër 100 drejtues politik e fetarë dhe ekspertë të ndryshëm. Problemet që u trajtuan janë ato që cështje që historikisht kanë shqetësuar Ballkanin duke u bërë burim konfliktesh dhe luftërash. Rreziku i mundshëm i rigjallërimit dhe evitimi i tij angazhoi udhëheqësit e lartë të këtyre vendeve në identifikimin e nevojës dhe rrugëve për të forcuar dialogun si mjetin më efikas për të siguruar një stabilitet afatgjatë.

Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu i cili së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Unescos Koichiro Matsuura u shpreh i kënaqur që në përfundim u arrit miratimi me konsensus i një deklarate të përbashkët

“Të gjitha angazhohemi për ta cliruar veten nga grindjet e së kaluarës dhe ti kapërcejmë ato duke praktikuar një kulturë dialogu brenda secilit vend dhe ndërmjet vendeve tona. Paqja është e pandashme nga dialogu”, tha presidenti.

Angazhimi për dialog mes kulturave dhe qytetërimeve saktësohej në deklaratë është dhe një angazhim kundër terrorizmit. Asnjë fe nuk predikon terror dhe nuk ka interesa apo arsye kombetare që mund të justifikojnë terrorrizmin shkruhet në tekstin e deklaratës: "Marrëdhëniet mes komuniteteve fetare në rajon shumë herë janë tendosur duke shkaktuar shqetësime dhe tensione. Feja nuk duhet të jetë pjesë e problemit, por duhet të jetë pjesë e zgjidhjes. Ruajtja e hapësirës për besime të ndryshme fetare është njëri nga parakushtet për të gëzuar shumëllojshmërinë kulturore”

Në deklaratë megjithatë nuk përmendje fare cështja e Kosovës, një nga problemet ende të pazgjidhura të rajonit. Për këtë pikë mes hartuesve të deklaratës pati mosmarrëveshje të gjata. Në të u kërkua të futej përcaktimi i bërë nga presidenti i Unionit Serbi Mali i zi Svetovar Marovic për një zgjidhje europiane të cështjes së Kosovës. Një zgjidhje e cila nënkupton lënien jashtë angazhimit për statusin e saj të ardhshëm të vetë Kombeve të Bashkuara por edhe edhe të Shteteve të Bashkuara. Një përcaktim i cili nuk u pranua nga pala shqiptare e cila mbështet të ardhmen europiane të Kosovës si pjesë e këtij kontinenti. Pas debateve të gjatë rruga e kompromisit u gjet me lënien jashtë deklaratës të cdo referimi ndaj Kosovës dhe zhvillimeve atje.

XS
SM
MD
LG