Lidhje

Të majtët kërkojnë ndryshime në qeverinë e kryeministrit Nano - 2004-12-11


Në Shqipëri, Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës, festoi sot 14-vjetorin e formimit të saj, që shënon njëkohësisht edhe lindjen e pluralizmit shqiptar.

Ndërkohë, pas polemikave të shumta, trysnisë dhe kërkesës së disa aleatëve të majtë për të bërë ndryshime në qeverisjen e kryeministrit Nano, sot drejtuesit e të gjitha forcave që përfaqësojnë koalicionin në pushtet u mblodhën për të diskutuar rreth zhvillimeve të ardhshme.

Mbledhja zgjati rreth 4 orë dhe nuk kaloi pa debate. Në të u shqyrtuan jo vetëm ceshtjet e ndryshimeve qeveritare por edhe ato të reformës elektorale, buxhetin i cili do të miratohet javën e ardhshme dhe formave të bashkëpunimit për zgjedhjet e vitit 2005.

Kryetari i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi ka këmbëngulur për nevojën e ndryshimeve në qeveri para mbylljes së vitit duke e cilësuar si një shans që s'duhej humbur. Por edhe figura të tjera të koalicionit janë shprehur se qeveria aktuale duhet të përmirësojë imazhin e saj për tu paraqitur me një fytyrë të re përballë elektoratit të cilit do ti kërkohet vota edhe për një mandat tjetër.

Por në përfundim të takimit të kryetarëve të partive të të gjithë koalicionit kryetari i socialistëve dhe kryeministri Fatos Nano deklaroi se të gjithë janë të vendosur ti japin mbështetje qeverisë, buxhetin për vitit e ardhshëm dhe se do të ketë një mbështejtje edhe për reformën elektorale. Për ndryshimet në qeveri kryeministri Nano la të hapur që ato të kryhen në fillim të vitit të ardhshëm.

Përgatitjet për zgjedhjet kanë përfshirë edhe opozitën. Në ditën e përvjetorit të themelimit të saj dhe të lindjes së pluralizmit në Shqipëri, Partia Demokratike nisi sot nismën Ditët e Shpresës. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se demokratët duhet të lëviznin me shpejtësi dhe se detyra e tyre kryesore është mbrojtja e votës së lirë. Me anë të kësaj lëvizje Partia Demokratike kërkon ti paraprijë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke përcaktuar vizionin me të cilin ajo do të paraqitet përballë elektoratit.

XS
SM
MD
LG