Lidhje

Lindja e Mesme: Gjallërohen shanset për bashkëpunim mes Izraelit dhe palestinezëve - 2004-12-12


Vdekja e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, para një muaji duket se ka krijuar një atmosferë të re për rifillimin e mundshëm të përpjekjeve për paqe në Lindjen e Mesme.

Palestinezët do të zgjedhin një udhëheqës të ri muajin e ardhshëm dhe Izraeli ka dhënë shenja se do të bashkëpunojë me një udhëheqës të moderuar.

Presidenti Bush thotë se në mandatin e tij të dytë është i vendosur të ringjallë procesin e paqes për Lindjen e Mesme, që parashikon ekzistencën e dy shteteve të pavarura, Izraelit dhe Palestinës, të cilët do të jetojnë përkrah njëri tjetrit në paqe dhe siguri.

“Ne kërkojmë drejtësi dhe dinjitet dhe një shtet të pavarur e demokratik për popullin palestinez. Ne kërkojmë paqe dhe siguri për shtetin izraelit. Këto janë objektiva të rëndësishme dhe me arritjen ne do të zhduknim të gjitha arsyet për urrejtje dhe dhunës në mbarë Lindjen e Mesme,” tha presidenti Bush.

Gjeneral izraelit, Michael Herzog, ka marrur pjesë në disa negociata të paqes me palestinezët dhe tani është hulumtues në Institutin për Politikë të Lindjes së Afërt me qendër në Uashington. Ai thotë se hapi i parë më i rëndësishëm për të dyja palët është që të krijohet një atmoseferë e qendrueshme dhe e qetë.

“Është krijimi i një mjedisi pa pasojat shkatërrimtare të terrozmit sepse në një atmosferë dhune është shumë vështirë, për të mos thënë e pamundhsme për të gjitha palët që të ecin përpara.”

Udhëheqësit izraelitë kanë lënë të kuptohet se nëse palestinezët do të zgjedhnin një president që kundërshton dhunën, ka mundësi që ushtria të bashkërendojë me forcat palestineze të sigurimit një tërheqje të planifikuar nga Rripi i Gazës dhe pjesë të vogla nga Bregu Perendimor.

Kandidatët kryesorë për postin e presidentit palesitnezë janë ish kryeministri Mahmud Abas, i cili udhëheq Organizatën për Çlirimin e Palestinës dhe Marwan Barguti, i cili tani gjendet në një burg izraelit pasi ishte denuar për pjesmarrje në vrasjen e pesë civilëve izraelitë në një sulm terrorist. 69 vjeçari Mahmud Abaz e ka kundërshtuar dhunën duke e quajtur atë si kundërproduktive. 45 vjeçari Barguti, i cili tërheq më tepër të rinjtë palestinezë, ka qenë udhëheqës i kryengritjës kundër pushtimit izraelit. Dy anketa të kohëve të fundit të opinionit se gara midis dy kandidatëve është e fortë, kurse sipas një sondazhi tjetër, zoti Abaz gëzon mbëpshtetje pak më të madhe.

Robert Satlof, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politikë të Lindjes së Afërt, thotë ssd reforma politike palisteneze dhe tërheqja izraelite nga Gaza duhet të realizohen para se të fillojnë negociatat për një marrëveshje përfundmitare të pasqes: “Së pari duhet të bëhen këto dy gjëra, çangazhimi nga Gaza dhe reforma në udhëheqjen palestineze. Kjo do të krijonte kushte më të mira për të rifilluar negociatat në një nivel të lartë. Përndryshe, përpjekjet do të dështojnë për shkak se nëse dështon Gaza, nuk do të ketë asnjë konsensus në Izreal për negociata rreth Bregut Perendimor. Prova e Palestinës është në Gaza.”

Ambasadori i Egjiptit në Shtetet e Bashkuara, Nabil Fahmi, pajtohet se me vdekjen e Jaser Arafatit, reforma në udhëheqjes palestineze është qenësore.

“Reforma është e rëndësishme, thotë ai, por asnjë udhëheqje palesineze nuk do të ketë sukses nëse këto reforma nuk sjellin përfitime politike.”

Administrata e presidentit Bush ka paralajmëruar se po shfuqizon një vendim, që ndalonte ndihmat e drejtpërdrejta për palestinezët dhe do t’i japë Autoritetit Palestinez më shumë se 20 milionë dollarë ndihmë ekonomike. Kjo ndihmë do të përdoret për organizimin e zgjedhjeve të janarit dhe pagimin e disa qindra vëzhguesve ndërkombëtarë. Zyrtarët amerikanë thonë se ky vendim pason hapat pozitivë të palestinezëve në procesin e tranzicionit drejtë një udhëheqjeje të re dhe premtimet që janë bërë për procesin zgjedhor.

XS
SM
MD
LG