Lidhje

Yushchenko: jam i lumtur që jam gjallë - 2004-12-12


Udhëheqësi i opozitës ukrainase, Viktor Yushchenko, thotë se është i lumtur që është gjallë dhe i gatshëm të rifillojë fushatën e tij presidenciale.

Zoti Yushchenko u kthye të djelën në Keiv pas trajtimit mjekësor në Austri. Mjekët konfirmuan se ai ishte helmuar me dioksinë. Substanca toksike ka bërë që fytyra e tij prej djaloshi dhe e pashme të nxihet e të bëhet plot puçrra.

Zoti Yushchenko, i cili u sëmur në shtator, fajëson autoritet ukrainase se i kanë futur helm në ushqim apo pije. Ai tha se fjatorët do të bëhen shpejt të njohur, por shtoi se hetimet duhet të shtyhen për të mos lejuar që ato të ndikojnë raundin e ri të zgjdhjeve presidenciale më 26 dhjetor.

Zyrtarë ukrainas mohojnë se janë përpjekur për të vrarë zotin Yushchenko.

Gjykata e Lartë e Ukrainës urdhëroi zhvillimin e një raundi të ri, pasi shpalli të pavlefshme rezultatet e raundit të dytë të votimit, që mesa duket ishin të manipuluara. //az//

XS
SM
MD
LG