Lidhje

Gaza: helikopterë izraelitë qëllojnë me raketa - 2004-12-13


Helikopterë izraelitë qëlluan me të paktën 5 raketa disa objekte në Qytetin Gaza, vetëm pak orë pasi ekstremistët palestinezë vranë 4 ushtarë izraelitë në një sulm kundër një poste ushtarake pranë kufirit të Gazës me Egjiptin.

Dëshmitarët thonë se një prej objektivave të sulmit të djeshëm me raketa ishte një punishte metali. Ende nuk ka njoftime për viktima.

Sulmi u ndërmor pasi grupet ekstremiste palestineze, Hamas dhe Fajkonjtë Fatah, morën përgjegjësinë për një sulm të kryer të djelën në mëngjes kundër një poste ushtarake izraelite pranë vendkalimit kufitar, Rafah.

Një zëdhënës i grupeve ekstremiste tha se disa autorë shpërthimesh vetëvrasëse kishin aktivizuar një ton e gjysëm lëndë plasëse në një tunel 600 metrash të gërmuar nën postën ushtarake. Katër ushtarë mbetën të vrarë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën. //az//

XS
SM
MD
LG