Lidhje

Irak: fillon fushata elektorale - 2004-12-15


Kandidatët për në zgjedhjet e para kombëtare të Irakut kanë filluar fushatat, ndërkohë që shpërthimi i një bombe në qytetin e shenjtë shiit të Kerbelasë shkaktoi vdekjen e të paktën 7 vetëve.

Qindra kandidatë po konkurojnë si të pavarur ose si pjesë e koalicioneve në zgjedhjet e 30 janarit. Kryeministri i përkohshëm, Iyad Allaui, po kryeson një aleancë prej 240 kandidatësh. Në garë ka hyrë edhe politikani i lartë suni, Adnan Paçaçi, i cili më parë kishte bërë thirrje për një bojkotim të votimeve nga myslimanët suni.

Edhe Kombet e Bashkuara njoftojnë se po përgatiten të hapin zyra të reja në Basra dhe Erbil për të rritur praninë e tyre në Irak para zgjedhjeve.

Shpërthimi i bombës pranë Xhamisë së shenjtë të Imam Huseinit në Kerbala shkaktoi edhe plagosjen e 30 vetëve, përfshirë një ndihmës të lartë të Ajatollahut të Madh, Ali al-Sistani.

Dhe zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thanë se sulmet e kryengritësve në Irak po ngadalësojnë disa operacione ushtarake. //az//

XS
SM
MD
LG