Lidhje

Kryengritësit në Irak vrasin një zyrtar të lartë - 2004-12-16


Kryengritësit ndërmorrën një goditje të re në Irak, këtë herë duke vrarë një zyrtar të lartë të qeverisë, në përpjekjet e tyre për të minuar zgjedhjet kombëtare të muajit të ardhëshëm.

Policia tha se personat e armatosur të paidentifikuar, vranë drejtorin e Ministrisë së Komunikacionit, ndërkohë që ai po shkonte me makinë në punë.

Ndërkaq, numri i të vrarëve nga një sulm me bombë në qytetin e shenjtë të Karbalës dje, ka shkuar në 10 dhe i të plagosurve në 30. Qeveria italiane thotë se po bën hetime në bazë të njoftimeve se një shtetas italian mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë në Irak. Në një zhvillim tjetër, avokatët e Saddam Husseinit, thanë se ai u takua sot për të parën herë me ta që nga kapja e tij vitin e kaluar. Seancat e dëshmive me këshilltarët e tij kryesorë mund të fillojnë së shpejti, por ish diktatori irakian mund të jetë nga të fundit që do të gjykohet.

XS
SM
MD
LG