Lidhje

Ukraine:Parlamenti rifillon procesin hetimor në lidhje me sëmundjen thuajse fatale të kandidatit të opozits, Viktore Jushçenko - 2004-12-17


Parlamenti i Ukrainës po hap përsëri një proces hetimor lidhur me sëmundjen thuajse fatale të kandidatit të opozitës për president, Viktor Jushçenko. Zoti Jushçenko kërkon lidhje më të ngushta me Perëndimin. Rivali i tij, Kryeministri Viktor Janukoviç, gëzon mbështetjen e Rusisë.

Në shtator, zoti Jushçenko tha se qeveria e Ukrainës u përpoq ta vriste atë. Këtë muaj, mjekët në një klinikë të Austrisë thanë se zoti Jushçenko ka qenë viktimë e helmimit me dioksinë. Helmimi shkaktoi ënjtjen dhe çngjyrimin e fytyrës së tij. Ekspertët mjekësorë thonë se gjendja e lëkurës së tij përputhet me pasojat e helmimit nga dioksina.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara nga raporti i mjekëve: Ne, theksoi zoti Bauçer, mbështesim një proces të plotë dhe transparent hetimor në lidhje me këtë çështje, si ka ndodhur, kush e ka bërë atë dhe cili ishte shkaku. Dhe ne mendojmë se është një rast i rëndësishëm për ne të theksojmë përsëri se populli i Ukrainës duhet lejohet të vendosë lirisht më 26 dhjetor se kush të jetë presidenti i tij dhe shpresojmë se ukrainasit do ta bëjnë këtë gjë në mënyrë demokratike.”

Gjykata e Lartë e Ukrainës arriti në përfundimin se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, që u zhvillua më 21 nëntor, ishte mjegulluar nga mashtrimet e kryera prej përkrahësve të qeverisë së tanishme. Mijëra ukrainës dolën nëpër rrugë, duke kundërshtuar në mënyrë paqesore rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të meta, të cilat, sipas zyrtarëve, u fituan nga Kryeministri Janukoviç. Si pasojë e protestave masive dhe e vendimit të Gjykatës së Lartë, një raund i ri zgjedhjesh presidenciale midis zotit Jushçenko dhe Kryeministrit Janukoviç do të zhvillohet më 26 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara, tha Sekretari i Shtetit, Kolin Pauëll, po i ndjekin nga afër zhvillimet në Ukrainë dhe janë inkurajuar nga përpjekjet për të siguruar që zgjedhjet të pasqyrojnë vullnetin e popullit të Ukrainës dhe të respktojnë shtetin ligjor.

XS
SM
MD
LG