Lidhje

Mjekët konfirmojnë helmimin e Viktor Jushçenkos - 2004-12-17


Mjekët që po kurojnë udhëheqësin e opozitës në Ukrainë, Viktor Jushçenko konfirmuan se atë e kishin helmuar me llojin më të rrezikshëm të dioksinës, TCDD.

Kjo lloj dioksine ka qenë agjenti kryesor në substancën që shkaktoi një numër problemesh shëndetësore gjatë Luftës së Vietnamit.

Mjekët në Vienë thonë se niveli helmues ishte rreth 6 mijë herë më i lartë se ai normali.

Në një intervistë që i dha sot agjencisë Associated Press zoti Jushçenko tha se ishte helmuar në një darkë me zyrtarë të lartë ukrainas të sigurisë.

Ai tha se kjo ndodhi ndërsa zoti Jushçenko dhe kryeminisri Viktor Janukovic ishin në valën e fushatës presidenciale. Të dy ata do të kandidojnë përsëri në balotazhin e 26 dhjetorit.

XS
SM
MD
LG