Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, u ka kërkuar autoriteteve të Shqipërisë marrjen e një serie masash për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare të vitit 2005.
Në rekomandimet e bëra në përfundim të dy takimeve politike të mbajtura në tetor dhe nëntor, Komisioni Evropian ka përcaktuar edhe afatet brenda të cilave duhet të zbatohen këto masa. Rekomandimet, të cilat pritet të marrin edhe pëlqimin edhe të palës shqiptare, saktësojnë edhe një herë se dështimi në organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, do të ishte një hap serioz prapa për nënshkrimin e marrëveshjes së asocim-stabilizimit.
Rekomandimet e Komisionit Evropian
Dhjetor 2004: Ndryshimet në kodin zgjedhor; Ndarja zonale
Janar 2005: Hapat për përgatitjen e zgjedhjeve; Rregullorja për procedurat e KQZ; Përcaktimi i kufijve të njësive zgjedhore; Hartimi i procedurave të regjistrimit
Shkurt 2005: Përfundimi i regjistrimit; Ngritja e komisioneve zonale zgjedhore; Qeveria të japë fondet për zgjedhjet
Mars 2005: Të publikohet lista paraprake
Prill 2005: Të ngrihen komisionet e qendrave të votimit