Lidhje

Ekstremistët goditën dy qytetet më të shenjta shiite të Irakut, duke vrarë të paktën 62 persona - 2004-12-19


Autorët e sulmeve vetvrasës goditën dy qytetet më të shenjta shiite të Irakut, duke vrarë të paktën 62 persona dhe duke plagosur 130 të tjerë.

Dëshmitarë dhe zyrtarë të spitalit thanë se 48 viktima kanë vdekur dhe 90 janë plagosur në Naxhaf, kur një person hodhi në erë disa eksplozivë në një turmë afër vendit të shenjtë të Imam Aliut.

Agjencia Associated Press tha se shefi i policisë së qytetit dhe guvernatori i provincës që ndodheshin në vendngjarje u larguan të pacënuar.

Te dielen në mëngjes, shpërthimi i një makine bombë gjatë një sulmi vetëvrasës në Karbala vrau të paktën 14 persona dhe plagosi rreth 40 të tjerë pranë stacionit kryesor të autobusëve.

Në Bagdad, kryengritësit tërhoqën tre punonjës të zgjedhjeve nga një makinë dhe i qëlluan për vdekje. Imazhet televizive tregonin persona të armatosur që qëndronin afër viktimave të lidhura, duke qëlluar me armë. Në një zhvillim tjetër, kryengritësit publikuan një videokasetë në të cilën kërcënojnë të vrasin 10 pengje irakiane në rast se punëdhënësi i tyre amerikan nuk u jep fund aktiviteteve të tij në Irak.

XS
SM
MD
LG