Lidhje

Revista amerikane Time shpalli presidentin Bush si “Njeriun e Vitit” - 2004-12-19


Revista amerikane Time emëroi presidentin Bush si “Njeriun e Vitit.”

Redaktorët e revistës zgjedhin çdo vit një njeri që ata besojnë se ka pasur ndikimin më të madh gjatë vitit të mëparshëm - qoftë për të mirë apo për të keq.

Revista tha se zgjodhi presidentin Bush me motivacionin “se arriti ta mprehë debatin deri në maksimum, se e riformoi realitetin për t’ia përshtatur skemës së tij, se vuri në rrezik fatin e tij personal dhe të njerëzve të tjerë duke e mbështetur atë në besimin e tij dhe në fuqinë e udhëheqjes.”

Është hera e dytë që revista Time zgjedh presidentin Bush si njeriun e vitit.

Që nga viti 1927, ky titull i është dhënë figurave nga më të ndryshme që nga diktatori gjerman Adolf Hitler deri tek mbrojtësi indian i paqes Mohatma Gandi. Vitin e kaluar, revista Time ia dha titullin “ushtarit amerikan.”//ii

XS
SM
MD
LG