Lidhje

Në Irak nga sulme të ndryshme mbeten të vrarë 62 përsona - 2004-12-20


Autorë të shpërthimeve vetvrasëse vranë të paktën 62 persona dhe plagosën 130 të tjerë në dy qytetet më të shenjta shiite të Irakut, vetëm 6 javë para zgjedhjeve kombëtare të vendit.

Autoritetet thonë se 48 vetë mbetën të vrarë në Naxhaf, ku autori i një shpërthimi vetëvrasës aktivizoi një makinë bombë pranë një kortezhi të përmortshëm, në të cilin merrnin pjesë edhe shefi i policisë së qytetit dhe guvernatori krahinor. Të dy zyrtarët shpëtuan pa pësuar gjë.

Më pak se dy orë më heret, shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e 14 vetëve në Qerbela. Ky qytet u godit nga një sulm i ngjashëm edhe pesë ditë më parë.

Ndërkohë, kryengritësit nxorën me forcë tre punonjës të zgjedhjeve nga një makinë dhe i vranë ata në një rrugë plotë njerëz të Bagdadit. Ndërsa në një zonë në veri të kryeqytetit, kryengritësit vranë tre kurdë.

XS
SM
MD
LG