Një kompani më parë e pa njohur bleu filialin më të rëndësishëm të gjigandit rus të naftës Yukos, duke paguar më shumë se 9 miliardë dollarë.
Kompania misterioze, e cila e quan veten Grupi Baikal Finans, fitoi ankandin e Kremlinit për shitjen e prodhuesit më të madh të naftës të firmës Yukos.
Grupi ofroi një shumë më të madhe se konkurruesi tjetër i vetëm në ankand, kompania shtetërore e gazit Gazprom, për të cilën mendohej gjerësisht se do ta fitonte ankandin.
Shumë ekspertë rusë mendojnë se Grupi Baikal Finans mund të ketë lidhje me kompaninë Gazprom ose një grup i organizuar me ngut nga investitorë të lidhur me Kremlinin.
Zyrtarët e firmës Jukos e quajnë shitjen të paligjshme dhe kanë në plan ta sfidojnë.
Kremlini e kishte bllokuar filialin e Jukosit, duke thënë se kompania i kishte miliarda dollarë borxh në formën e taksave të prapambetura. Rusia nuk përfilli vendimin e një gjykate amerikane për bllokimin e ankandit.
Kritikët thonë se ankandi ishte një veprim i qeverisë kundër ish kreut të firmës, Mihail Kodorkovski, i cili mbështeste kundërshtarët politikë të presidentit Vladimir Putin.