Lidhje

Gjykata pritet të vendosë se a do të dalë Pinochet në gjyq - 2004-12-20


Një gjykate kileane e apelit pritet të vendosë sot nëse Augusto Pinochet duhet të gjykohet, ndërkohë që diktatori kilean vazhdon ta marrë veten nga një goditje që mjekët thonë se pësoi të shtunën.

Javën e kaluar, një gjykatë kileane ngriti akuza ndaj gjeneralit Pinochet për vrasjen e një përsoni dhe rrëmbimin e nëntë të tjerëve, gjatë sundimit të tij nga viti 1973 deri më 1990, dhe e vendosi atë nën arrest shtëpiak. Por vendimi i gjykatës u anullua pas një apeli nga avokatët e tij.

Zyrtarë në një spital ushtarak në Santiago thonë se gjeneralit Pinochet është tani i vetëdijshëm dhe se ai nuk ndodhet më në gjendje kritike.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se dërgimi i gjeneralit Pinochet në spital ishte siç thonë ata një manovër e vjetër pët të shmangur gjykimin. Problemet shëndetsore kanë penguar fillimin e procesit gjyqësor kundër ish diktatorit 89 vjeçar.

XS
SM
MD
LG