Lidhje

Irak: arrestohen dhjetra persona lidhur me shpërthimet e djeshme - 2004-12-20


Policia irakiane ka ndaluar disa dhjetra persona të dyshuar për dy shpërthime që u kushtuan jetën 60 vetëve në pjesën jugore të Irakut, ndërkohë që familjet i varrosën sot viktimat.

Autoritetet thonë se rreth 55 të dyshuar janë ndaluar lidhur me shpërthimet vetëvrasëse të autobombave dje në qytetet e shenjtë shiite të Najafit dhe Karbalës.

Në një sulm të tretë, kryengritësit nxorrën tre punonjës irakianë të zgjedhjeve nga një makinë në Bagdad dhe i vranë ata në një rrugë me shumë lëvizje të Bagdadit. Udhëheqësit shiitë i dënuan sulmuesit, ndërsa i bënë thirrje pasuesve të tyre që të ruajnë gjakftohtësinë.

Kryetari i partisë kryesore politike shiite, Abdul Aziz al-Hakim, tha se sulmet janë kryer nga ndjekësit e Saddam Husseinit dhe ekstremistët fetarë. Sot në Bagdad, Kryeministri Iyad Allawi, tha se po merren masa për të mbrojtur punonjësit e anketave dhe të qendrave të votimit para zgjedhjeve të 30 janarit.// lk //

XS
SM
MD
LG