Lidhje

Sulmi i fundit në Mosul sulm vetvrasës  - 2004-12-23


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara thotë se mesa duket shpërthimi i ditës së martë që shklaktoi vdekjen e 22 personave në një bazë ushtarake amerikane në afërsi të qytetit irakian të Mosulit të ketë qenë rezultat i një sulmi vetëvrasës. Gjenerali Riçard Majers tha se ekspertët e mjekësisë ligjore ndodhën në vendin e ngjarjes, por zyrtarët thonë se nuk është e qartë sesi autori i shpërthimit vetëvrasës mundi të hynte në bazë dhe më pas në tendën e mencës ku ndodhi shpërthimi. Grupi ekstremist Ushtria e Ansar al-Sunait thotë se e kreu sulmin, i cili shkaktoi vdekjen e 13 anëtarëve të personelit ushtarak amerikan, 5 civilëve amerikanë, tre anëtarëve të Gardës Kombëtare irakiane dhe të një personi të paidentifikuar. Të paktën 69 vetë të tjerë u plagosën. Gjenerali Majers dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, thanë se parashikojnë që kryengritja në Irak të intensifikohet gjatë ditëve para zgjedhjeve të 30 janarit. Po dje, një shpërthim vetëvrasës la të vdekur tre vetë në një postbllok në jug të Bagdadit. Mes viktimave janë anëtarë të Gardës Kombëtare irakiane.

XS
SM
MD
LG