Lidhje

Abramovitc: Perëndimi duhet të marrë shpejt vendimin e vështirë për statusin e Kosovës - 2004-12-23


Gazeta "Uashington Post" boton sot nje artikull të Ambasadorit Morton Abramovitc, ish president i Fondacionit Carnegie dhe tani studiues pranë Fondacionit "Shekulli", dhe Heather Halbert, ish nëndrejtoreshë e zyrës së Uashingotnit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ku dy autorët argumentojnë se ndërkohë që Presidenti Bush e fillon Vitin e Ri me përpjekje për të rindërtuar marrëdhëniet me aleatët evropianë, një vend i mirë për të filluar do të ishte Kosova.

Kosova po bëhet gjithnjë e më e rrezikëshme, thonë autorët e artikullit. Pesë vjet pasigure rreth të ardhmes, nëse do të jetë brenda apo jashtë Serbisë, e kanë lënë administratën e Kombeve të Bashkuara të paaftë për të nxitur zhvillimin ekonomik, megjithë mbajtjen e një serie zgjedhjesh demokratike dhe qeveria e Kosovës vazhdon të ketë pushtet të kufizuar për të vetëqeverisur. Gjendja është ndërlikuar më tej nga mundësia e ngritjes së akuzës për krime lufte nga Gjykata e Hagës kundër kryeministrit të ri të sapoemëruar të Kosovës, Ramush Haradinaj, thonë Abramovitc dhe Halbert. Dërgimi i tij në Hagë mund të krijojë një indinjatë masive të popullit, duke çuar në veprime dhune jo vetëm në Kosovë, por edhe mes shqiptarëve të Maqedonisë.

Gjendja në Serbi vazhdon të keqësohet. Zgjedhjet e kohëve të fundit forcuan pozitat e nacionalistëve ekstremë dhe nxorrën një qeveri që mezi funksionon. Politikanët krysorë kanë frikë të pranojnë publikisht një Kosovë të pavarur, edhe pse privatisht pranojnë se dy milionë shqiptarët e Kosovës do ta dëmtonin Serbinë.

Abramovitc dhe Halbert theksojne se gjendja e tanishme në Kosovë është rezultat i drejtpërdrejtë i hezitimit të Uashingtonit, Evropës dhe OKB-së për të trajtuar nje problem te veshtire, siç eshte ai i statusit të Kosoves. Dy autorët thonë se Perendimi, vendet e Grupit të Kontaktit, duhet të bashkëpunojne për gjetur zgjidhjen dhe rrugën që do të çoje drejt saj. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet në mënyrë të arsyeshme, shpejt. Procesi i zgjidhjes duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e arsyeshme. Kjo çështje ofron një rrugë të rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të rivendosin marrëdhëniet e tyre të mira, duke punuar së bashku, gjë që është e domosdoshme për të zgjidhur problemin e Kosovës, duke filluar vitin e ardhshëm procesin e zgjidhjes së statusit të saj.

"Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet në mënyrë të arsyeshme shpejt. Procesi i zgjidhjes duhet të fillojë sa më shpjet që të jetë e arsyeshme. Kjo çështje ofron një rrugë të rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të rivendosin marrëdhëniet e tyre të mira, duke punuar sëbashku, gjë që është e domosdoshme, për të zgjidhur problemin e Kosovës, duke filluar vitin e ardhshëm procesin e zgjidhjes së statusit të saj".

Sipas ambasadorit Ambramovitc dhe zonjes Halbert, zgjidhja duhet të përfshije pavaresinë, mbrojtje të fortë për popullsinë sërbe në Kosovë dhe t’i ofrojë Serbisë nje mundësi te shpejtë për t'u futur në Bashkimin Evropian pas zgjidhjes së ceshtjes se Kosoves. Çdo zgjidhje thone autoret duhet te perfshije vazhdimin e ndihmave ekonomike dhe me trupa nga komuniteti nderkombetar si dhe vezhgimin e gjendjes per nje periudhe disa vjecare.

XS
SM
MD
LG