Lidhje

Presidenti i Afganistanit emëron kabinetin e ri - 2004-12-24


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, emëroi kabinetin e ri, duke larguar shumicën e udhëheqësve fraksionistë dhe duke i zëvendësuar ata me teknokratë. Zoti Karzai largoi dy figura kryesore, ish Ministrin e Mbrojtjes, Muhamed Kasim Fahim, dhe Junis Kanunin, i cili konkuroi kundër zotit Karzai në zgjedhjet presidenciale. Por, ai përfshiu në kabinetin e ri një ish udhëheqës fraksionist, Ismail Khan, i cili u shkarkua nga posti i guvernatorit të Heratit në shtator. Ai do të shërbejë në postin e ministrit të energjisë. Zoti Karzai krijoi edhe një ministri të re për të mbikëqyrur luftën e Afganistanit kundër kultivimit të hashashit dhe tregtisë së drogave. Zoti Karzai mbajti në qeveri ministrin e brendshëm Ali Jalali dhe ministrin e jashtëm Abdullah. Në kabinet janë emruar edhe tri gra.

XS
SM
MD
LG