Lidhje

Presidenti Bush u telefonoi disa ushtarëve amerikanë - 2004-12-24


Presidenti Bush u telefonoi me rastin e Krishtlindjeve disa individëve të mobilizuar në ushtrinë amerikane. .

Presidenti Bush u telefonoi 10 ushtarëve që ndoshen me shërbim në vende të ndyshme të botës gjatë këtij sezoni festash.

Mes atyre që Presidenti u telefonoi ishin Eric Juliani në Irak, Kenneth Vesti në Korenë e Jugut dhe Melissa Johnson në Kaliforni. Zoti Bush u tha se donte t’u shprehte mirënjohjen për shërbimin e tyre dhe t’u uronte gëzuar festat.

Një urim me shkrim me rastin e Krishtlindjeve, presidenti thotë se mendon dhe lutet për burrat dhe gratë e mobilizuar në forcat e armatosura amerikane, veçanërisht për ata që shërbejnë larg familjeve të tyre.

Në Afganistan, në Irak dhe gjetkë, thotë Presidenti Bush, ushtarët po luftojnë armiqtë e lirisë dhe po mbrojnë Amerikën nga rreziqet. Duke u sjellë lirinë të shtypurve, tha zoti Bush, trupat ameriane mbojnë lirinë dhe sigurinë e të gjithëve. Presidenti Bush i siguroi trupat se amerikanët u janë mirënjohës për sakrificat e shumta që ata kanë bërë.

Presidenti Bush do të bëjë një urim në radio nesër me rastin e Krishtlindjeve para se ai dhe zonja Bush do të shkojnë në fermën e tyre në Teksas të djelën, ku do të qendrojnë deri pas Vitit të Ri.

XS
SM
MD
LG