Lidhje

Bregu Perëndimor: sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve -  partia Fatah kryeson - 2004-12-25


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të djeshme vendore në Bregun Perëndimor tregojnë se Partia Fatah kryeson, megjithë paraqitjen e fortë nga lëvizja ekstremiste Hamas.

Rezultatet e djeshme jo zyrtare dhe jo të plota tregojnë se fraksioni Fatah ka siguruar shumicën e vendeve në këshillat e 11 qyteteve, kurse lëvizja Hamas ka siguruar kontrollin e 7 qyteteve të tjera. Pritet që rezultatet zyrtare nga 26 komunat ku u zhvilluan zgjedhjet, të bëhen të ditura sot.

Zgjedhje të ngjashme do të zhvillohen në faza edhe në zona të tjera palestineze. Votimi shikohet kryesisht si sprovë e popullaritetit midis fraksionit Fatah dhe lëvizjes Hamas.

Lëvizja radikale islamike ka deklaruar tashmë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. Kandidati i fraksionit Fatah, ish Kryeministri Mahmud Abas, gëzon mbështetjen më të madhe në garën presidenciale.

XS
SM
MD
LG