Lidhje

Krishtlindjet në Shqipëri - 2004-12-25


Në Shqipëri, besimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtuan Krishtlindjet, një festë e paqes dhe e jetës.

Në meshat e mbajtura me këtë rast, klerikët shqiptarë përcollën mesazhet e paqes dhe të mirëkuptimit si dhe të ndihmës ndaj njerëzve në nevojë.

Drejtues të lartë të shtetit dhe të qeverisë ishin në disa qytete te Shqiperisë për të marre pjesë në kremtimet e Krishtlindjeve.

Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ishte në Gjirokastër për t’u uruar Krishtlindjet besimtarëve të krishterë. Zoti Moisiu tha në një takim me autoritetet vendore se duhej nxitur klima e bashkëpunimit mes forcave politike në emër të përparimit të vendit.

Presidenti u interesua gjithashtu për ecurinë e kthimit të disa mijra emigrantëve shqiptarë nga Greqia me rastin e festave të funditit.

Krishtlindjet u kremtuan edhe ne Shkoder, ku gjate paradites, në prani të rreth 2 mijë besimtarëve, u mbajt një meshë e shenjtë në Katedralen katolike të qytetit.

Arqipeshkivi i Shkodres, Engjëll Masafra u kërkoi besimtarëve që të punojnë për përparimin e vendit dhe për paqen e mirëkuptimin.

XS
SM
MD
LG