Lidhje

Izraeli lehtëson lëvizjen e palestinezëve në prag të zgjedhjeve - 2004-12-26


Kabineti izraelit miratoi një seri masash që synojnë të ndihmojnë palestinezët për t’i zhvilluar pa probleme zgjedhjet presidenciale të muajit janar.

Ushtria izraelite do të zbutë kufizimet ndaj lirisë së lëvizjes së palestinezëve. Trupat izraelite do të tërhiqen nga qendrat e banuara palestineze menjëherë pas zgjedhjeve të 9 janarit. Izraeli do t’i lejojë kandidatët të bëjnë fushatë në banesa private të Jeruzalemit Lindor, por mitingjet publike nuk do të lejohen atje.

Izraeli miratoi masa të ngjashme në vitin 1996 para zgjedhjeve të para presidenciale të Autoritetit palestinez.

Izraeli prej kohësh e ka penguar aktivitetin politik palestinez në Jeruzalemin Lindor, të cilin e pushtoi në vitin 1967 dhe më vonë e aneksoi. Palestinezët kërkojnë gjithashtu që Jeruzalemi të jetë kryeqyteti i tyre.

XS
SM
MD
LG