Lidhje

Ukrainë: Jushçenko kryeson ne anketa ndaj rivalit Janukoviç - 2004-12-26


Anketat e para pas balotazhit të përsëritur në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, tregojnë se kandidati i opozitës, Viktor Jushçenko është në krye me mbi 10 përqind ndaj rivalit të tij - kryeministrit Viktor Janukoviç.

Ende nuk janë dhënë rezultate zyrtare për zgjedhjet. Anketat e publikuan pas përfundimit të votimit.

Një anketë e bërë nga dy institute të shkencave sociale tregojnë se zoti Yushçenko është 15 pikë përpara rivalit të tij Yanukeviç, ose 56 kundrejt 41 përqind.

Një anketë tjetër e realizuar nga një kanal televiziv tregon rezultate të ngjashme, ndërsa një anketë tjetër e financuar pjesërisht nga qeveria tregon se zoti Yushçenko ka fituar me një rezultat edhe më të thellë, rreth 20 përqind.

Votimi i sotëm u zhvillua pas urdhërit të gjykatës së lartë të Ukrainës, e cila konstatoi manipulime masive në balotazhin e nëntorit. Kryeministri Yanukoviç kishte deklaruar fitoren në votimetg e mëparshme.

XS
SM
MD
LG