Lidhje

Mbështetet projekti amerikan i naftësjellësit Burgas-Vlorë - 2004-12-28


Kryeministrat e Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë shprehën mbështetjen për një projekt amerikan prej 1,2 miliardë dollarësh për të transportuar naftë të papërpunuar nga Deti i Zi në Adriatik.

Kryeministrat Simeon Saxcoburggotski i Bullgarisë, Fatos Nano i Shqipërisë dhe Vlado Buckovski i Maqedonisë nënshkruan sot në Sofje të Bullgarisë një deklaratë me anë të së cilës mbështesnin projektin. Zoti Nano tha se projekti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Ballkanit.

Naftësjellësi që do të ndërtohet nga Korporata e Naftës AMBO me qendër në Shtetet e Bashkuara nga porti Burgas i Detit të Zi në Bullgari deri në portin e Vlorës. Ai do të transportojë naftë nga Rusia dhe pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon presidentin e kompanisë Ted Ferguson të thotë se ndërtimi i naftësjellësit do të fillojë vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG