Lidhje

Ukrainë: Kryeministri Yanukovych nuk pranon të lërë postin, pasi humbi në zgjedhjet presidenciale - 2004-12-28


Kryeministri ukrainas Viktor Yanukovych tha se do të vazhdojë të mbajë postin e tij, pavarësisht nga humbja në përsëritjen e balotazhit të dielën.

Kryeministri foli sot, disa orë pasi për shkak të një bllokade në selinë e qeverisë nga përkrahësit e kundërshtarit të tij, nuk arriti të mbante një mbledhje të kabinetit.

Viktor Yushchenko, fitues në zgjedhje, e kishte organizuar bllokadën e djeshmem, pasi kryeministri nuk e pranoi humbjen dhe tha se do të vazhdonte të qëndronte në detyrë.

Rezultatet zyrtare të bëra publike dje, tregojnë se zoti Yushchenko fitoi me 52 për qind ndaj 44 për qind të votave që mori kryeministri. Por zyrtarët thonë se zoti Yanukovych ka apeluar rezultatet e zgjedhjeve, me pretendimin se ka patur manipulime të shumta.

Në një zhvillim tjetër, Presidenti Leonid Kuchma shkarkoi zëvendës kryeministrin, Andriy Kluyev, pasi ai nuk pranoi të dorëzonte vendin e tij në parlament. Sipas ligjit ukrainas, një zyrtar nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar qeverie dhe deputet.

XS
SM
MD
LG