Lidhje

Kompjuterat portative, të ekspozuar ndaj keqbërësve të internetit - 2004-12-30


Sa vjen dhe rritet numri i bizneseve dhe banorëve që përdorin sisteme kompjuterike valore, siç janë kompjuterat portativë që mund të lidhen me internetin përmes mini antenave që trasmetojnë valë të frequencave të larta. Por kjo lloj lidhjeje me internetin në atë që ndryshe quhet autostrada gjigande e informacionit, i ka lënë mijëra njerëz të pambrojtur nga keqbërësit e internetit.

Karl Feilder mund të duket si një biznesmen i sukseshëm mban kontakte të punës përmes kompjuterit të tij portativ. Por në të vërtetë ai është një ekspert i sigurisë për internetin që demonstron se sa e lehtë është të futesh dhe të shohësh përmbajtjen e kompjuterit portativ të dikujt.

“Mund të shikoj emrin dhe fjalën kaluese të një personi. Mund të lexoj se kujt i dërgon mesazhe dhe nga kush po merr. Meqenëse unë mund të vjedh identitetin tuaj, mund të dërgoj mesazhe ne emrin tuaj. Është krejt e padukshme, nuk le gjurme dhe nuk mund të kuptohesh derisa diçka e papritur ndodh në kompjuterin tuaj”.

Shumë njerëz i përdorin lidhjet me valë për t’u futur në internet nga çdo vend, ose lidhin disa paisje kompjuterike nëpër zyra apo shtëpi me anë të teknologjisë pa tela. Teknologjia përdor stacione bazë që transmetojnë sinjale radioje me njëra tjetrën. Por pa një program kompjuterik special të sigurisë, sinjalet e dërgura interceptohen nga kushdo që ndodhet brenda një rrezeje prej rreth 100 metrash. Keqbërësit mund të vjedhin të gjitha informacionet që përmban kompjuteri.

“Shumë probleme dalin për faktin se askush nuk po merret me zgjidhjen e kësaj çështjeje. Prodhuesit e paisjeve kompjuterike thonë se nuk u takon atyre që të përcaktojnë limitet e prodhimeve të tyre. Nga ana tjetër, kompanitë e internetit thonë se ata nuk janë përgjegjës për mjetet kompjuterike, por veç për shërbimin”, thotë Brian Glick, analist kompjuterash.

Një anketë e ndërmarrë nga Yankee Grop gjeti se 55 përqind e bizneseve amerikane pritet që të përdorin lidhje lokale të sistemeve përmes valëve të radios deri nga mesi i 2006-tës.

Por një tjetër anketë nga Jupiter Research tregon se afro gjysma e bizneseve përcaktuan se masat e sigurimit të lidhjeve të intenetit me anë të valëve janë pengesa më e madhe që këto biznese të përdorin paisje të tilla. Po e njëjta anketë tregon se 84 përqind e kompanive që lidhen me internet përmes valëve, nuk kanë patur ndonjë ndërhyrje keqbërësish në sistemet e tyre.

XS
SM
MD
LG