Lidhje

KQZja ukrainase hedh poshtë ankesat për manipulime - 2004-12-30


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Ukrainës hodhi poshtë ankesat për manipulime zgjedhjesh të paraqitura nga kryeministri Viktor Yanukovych.

Një zëdhënës i komisionit tha sot në Kiev se pretendimet ishin hedhur poshtë për mungesë të provave bindëse.

Zoti Yanukovych kishte depozituar 27 ankesa parregullsish me votat në 225 zonat elektorale, gjatë balotazhit të përsëritur të dielën.

Rezultatet tregojnë se udhëheqësi i opozitës Viktor Yushchenko ka fituar më shumë se 2 milionë vota.

Vendimi i komisionit vjen disa orë pasi gjykata e lartë hodhi poshtë katër ankesa për manipulim me votat të paraqitura nga zoti Yanukovych.

Një zëdhënës i kryeministrit thotë se ai nuk do të pranojë humbjen në zgjedhje dhe do të apelojë ndaj rezultateve zyrtare, pasi ato të njoftohen nga komisioni i zgjedhjeve.

Ndërkohë, zoti Yushchenko ka filluar përgatitjet për formimin e një qeverie të re nën presidencën e tij.

XS
SM
MD
LG