Lidhje

Irak: Trupat amerikane shtypin një sulm kryengritës  - 2004-12-30


Trupat dhe avionët luftarakë amerikanë shtypën dje një sulm kryengritës në qytetin Mosul, në veri të Irakut, duke vrarë të paktën 25 nga kryengritësit.

Ushtria amerikane tha se 15 nga trupat e saj u plagosën dhe një humbi jetën në luftime, pasi kryengritësit aktivizuan një makinë bombë, pranë një pozicioni amerikan dhe hapi zjarr ndaj ushtarëve.

Dhuna në Mosul është intensifikuar pas një ofensive në nëntor kundër kryengritësve në Falluxha, ndërsa disa ekstremistë shkuan në qytetin verior.

Sot qeveria kalimtare deklaroi arrestimin e një kurdi që akuzohet se kishte ndihmuar në komunikimin me al-Kaidës dhe rrjetit terrorist të Abu Musab al-Zarqawit. Një arrest i tillë i ngjashëm u deklarua edhe dje.

Ndërkohë organizata kryengritëse që mori përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në një bazë amerikane në Mosul që shkaktoi vdekjen e 22 persomave përsëriti kërcënimin se do të vrasë të gjithë ata që marrin pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG