Lidhje

Në 2004-ën ndëruan jetë figura të shquara - 2004-12-31


Çdo vit në këtë kohë ne ndalemi një moment për të kujtuar ata që u ndanë prej nesh dhe që me krijimtaritë e tyre, në një mënyrë apo tjetër prekën jetët tona.

Në vitin 2004 vdiq Yasser Arafati, udhëheqësi i organizatës për çlirimin e Palestinës dhe presidenti i parë i zgjedhur i Autoritetit Palestinez. Ai vdiq në nëntor në moshën 75 vjeçare në një spital të Francës.

Megjithëse arsyeja e saktë e vdekjes së zotit Arafat ende nuk është sqaruar zyrtarisht, trupi i tij u kthye shumë shpejt në Ramallah të Bregut Perendimor për varrimin ku morrën pjesë mijëra palestinezë.

Yasser Arafati ja kushtoi jetën e tij themelimit të shtetit palestinez dhe udhëtoi në mbarë botën për të nxitur këtë kauzë.

Palestinezët e shohin zotin Arafat si babanë e luftës së tyre për shtet, por shumë izraelit e mbajnë mend atë si terrorist.

Në Shtetet e Bashkuara miliona amerikanë u pikëlluan nga vdekja e Ronald Reganit, presidenti i 40 i vendit. Ai vdiq në qershor në moshën 93 vjeçare. Zoti Reagan nuk ishte shfaqur në publik dekadën e fundit pasi vuante nga sëmundja e Alcaimerit.

Personalitete të shquara morën pjesë në shërbimet e funeralit në Washington ku ish presidenti kujtohet si optimist, realist dhe mbrojtës i zjartë i idesë se roli i qeverisë në jetën e njerëzve duhet të jetë i kufizuar.

Personalitete të tjera që u ndanë nga ne në 2004ën:

Fituesi i çmimit Nobel, biologu Francis Crick, i cili zbuloi ADNnë;

Mbretëresha e kozmetikës, Estee Lauder;

Fotografi i modës Richard Avedon;

dhe Julia Child, autorja me gjuhën e thjeshtë të artit të gatimit.

Biznesi i argëtimit humbi gjithashtu një numër figurash legjendare në 2004ën. Marlon Brando, aktori intensiteti në skenë i të cilit revolucionalizoi profesionin e tij, vdiq në korrik në moshën 80 vjeçare.

Fay Wray vdiq në moshën 96 vjeçare. Ajo njihej më shumë për rolin e saj në King Kong.

Christopher Reeve vdiq në tetor në moshën 52 vjeçare. Ai u bë i famshëm me rolin e tij si superman, pastaj luajti rol aktiv si regjisor dhe aktivist pasi një incident në sport e la atë të paralizuar.

Së fundi... Ray Charles vdiq në qershor në moshën 73 vjeçare. Krijimet e tij muzikore i dhanë atij titullin e gjeniut. Dhe në këtë fundvit, Ray Charles kujtohet me një film popullor të Hollivudit.

XS
SM
MD
LG