Lidhje

Sulm vetëvrasës në veri të Bagdatit - 2005-01-02


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se të paktën 19 irakianë, mes tyre 18 roje të Gardës Kombëtare, humbën jetën në një sulm vetëvrasës me bombë në veri të Bagdadit.

Zyrtarët në Irak thonë se autori i sulmit kishte vënë në shënjestër autobuzin me të cilin po udhëtonin rojet, pranë qytetit Balad. Gjashtë roje të tjerë u plagosën. Në një tjetër sulm, ushtria amerikane thotë se katër policë irakianë u vranë dhe një tjetër u plagos sot në qytetin fqinj të Samarrës. Të dy qytetet ndodhen në të ashtuquajturin trekëndëshi Sunni, ku janë ndërmarë sulme të vazhdueshme nga kryengritësit ndaj forcave amerikane dhe atyre irakiane.

Vrasjet ndodhin një ditë pasi një grup ekstremistësh të udhëhequr nga Abu Musab al-Zarqawi, aleati i Al Kaidës, publikoi një video, që paraqiste vrasjen me ekzekutim të 5 oficerëve irakianë të sigurisë. Në një tjetër incident, policia irakiane thotë se një oficer i lartë u vra mbrëmë në Bagdad me armë zjarri, ndërsa po kalonte me makinë.

XS
SM
MD
LG