Lidhje

Irak: 15 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur - 2005-01-03


Të paktën 15 policë të tjerë dhe anëtarë të gardës kombëtare u vranë, ndërkohë që kryengritësit vazhdojnë fushatën e tyre për të minuar zgjedhjet e ardhëshme kombëtare.

Një shpërthim vetvrasës me makinë në Bagdat, në afërsi të zyrës së partisë së kryeministrit, Iyad Allawi, ka lënë të vrarë dy policë dhe një civil, si dhe më shumë se 20 të plagosur.

Ndërkaq në veri të kryeqytetit, autoritetet amerikane thonë se nga shpërthimi i një makine tjetër në një pikë kalimi në afërsi të një baze amerikane në Balad mberën të vrarë katër pjestarë të gardës kombëtare irakiane dhe u plagosën 14 të tjerë.

Në Tikrit, 6 anëtarë të gardës kombëtare njoftohet se u vranë nga një shpërthim në anë të rrugës dhe dy oficerë të tjerë irakianë u vranë në një pikëkalimi në qytetin Baiji në afërsi. Zyrtarët thanë se në një incident tjetër një polic u vra në Mosul, kur u përpoq të largonte trupin e një personi të vrarë nga shpërthimi i një mase eksplozivi.

Zyrtarë të sigurisë thonë se presin shtimin e sulmeve nga ana e rebelëve, ndërkohë që afrohet data e zgjedhjeve më 30 janar.

XS
SM
MD
LG