Lidhje

Allawi i vendosur për zgjedhjet e 30 janarit  - 2005-01-04


Kryeministri i përkohshëm i Irakut Iyad Allawi tha se terroristët dhe kryengritësit nuk do të mund të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve të 30 janarit, pavarësisht nga dhuna në rritje që shkaktoi sot vdekjen e të paktën 27 irakianëve.

Sulmi më vdekjeprurës ishte ai ndaj një akademie policie në Hilla, në jug të Bagdadit. Të paktën 15 persona, shumica policë të rinj, u vranë në një sulm vetëvrasës me makinë bombë.

Policia e Irakut ishte objektiv i një sulmi tjetër në veri, në qytetin Bakuba ku një autobombë vrau pesë policë në një pikë kontrolli.

Ndërkohë në Bagdadin perëndimor, një makinë bombë që kishte si objektiv një autokolonë ushtarake amerikane vrau dy civilë irakianë. Grupi ekstremist, Ushtria e Ansar al-Sunnës mori përgjegjësinë për sulmin.

Më në perëndim, në Ramadi, katër civilë u vranë në përleshje mes trupave amerikane dhe kryengritësve.

XS
SM
MD
LG