Lidhje

Sot në Shqipëri ishte ditë zie - 2005-01-05


Në Shqipëri institucionet shtetërore dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë angazhuar për të mbështetur nismat në ndihmë të popullsisë së Azisë jugore të goditur nga tërmeti i fuqishëm nënujor. Qeveria shqiptare njoftoi sot se do të derdhë 500 mijë dollarë në favor të kryqit të Kuq, ndërkohë që një ekpi i parë vullnetarësh pritet të niset javën e ardhshme.

Ashtu si në të gjitha vendet e Bashkimit europian edhe në Shqipëri sot ishte ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi azinë jugore. Flamujt u ulën në gjysëm shtizë dhe në mesditë u mbajtën tre minuta heshtje. Por ky veprim ishte vetëm një pjesë e vogël e angazhimit në ndihmë të popullsisë së prekur nga një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore.

Institucione shtetërore dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë përfshirë në nismën me emrin Skuadra shqiptare, e cila do të koordinojë të gjithë veprimet dhe ndihmat që do të grumbullohen. Qeveria shqiptare nga ana e saj njoftoi sot se ka akorduar një fond prej 500 mijë dollarësh në favor të kryqit të kuq, ndërkohë që është hapur dhe një llogari bankare në të cilën do të mblidhen kontributet financiare të institucioneve, organizatave apo individëve të ndryshëm.

Kryeqi I kuq shqiptar dhe Bashkia e Tiranës kanë ofruar tashmë shuma të ndryshme ndërkohë që dhoma e tregtisë shpreson të grumbullojë afro 50 mijë euro. Një tjetër sasi është derdhur sot edhe falë kontributit të punonjësve të ministrisë së Integrimit europian, ndërsa opozita i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të japin 10 përqind të pagës së tyre mujore.

Një ekip mjekësh vullnetarë pritet të nisen javën e ardhshme. Dy përfaqësues të Skuadrës shqiptare do të nisen për në indonezi në fundjave për ti paraprirë ekipit të vullnetarëve. Ata do të vendosin kontakte me organizatat humanitare që veprojnë atje dhe dotë përgatisën të gjithë bazën logjistike. Deri më tani janë ofruar vullnetarisht 12 mjekë shqiptarë por përzgjedhja e tyre do të bëhet më pas mbi kritere profesionale nga ministria e shëndetësisë.

Për të grumbuluar sa më shumë fonde, që nesër do të aktivizohen nga kompanite e telefonisë celulare dy numra, për të dërguar mesazhe me një kosto prej pak më shumë se 1 dollarë. Të ardhurat që do të grumbullohen do të derdhen në numrin e llogarisë së posacme bankare.

XS
SM
MD
LG